Aarrestohet Ramazan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut

114

Ramazan Rraja, i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut është arrestuar nga policia. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga gazetari Sokol Dema.

Ramazan Rraja ka qenë në Dubai, ndërsa përmes informacioneve të siguruara nga SPAK është arritur të lokalizohet. Është mësuar që ka mbërritur në Shqipëri, është mbajtur nën vëzhgim dhe është vënë në pranga.

Ramazan Rraja është nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja.