Thyhen me çekiç statuja e Papës dhe Nënë Terezës në New York (FOTO)

199

Një rast vandalizmi është shënuar ditën e djeshme në qytetin e New Yorkut në SHBA kundrejt një kishe, nga një 30-vjeçar.

30-vjeçari i identifikuar si Randy Maldonado Avila dëmtoi me çekiç shtatoren e Nënë Terezës dhe atë të Shën Papa Gjon XXIII, që ndodheshin në hyrje të kishës së Shën Dominikut, si dhe dyert e kësaj kishe.

Fatmirësisht policia arriti të arrestojë në vendngjarje autorin e ngjarjes.

Dyert e dëmtuara të kishës u mbuluan me dërrasa, ndërsa statujat e vandalizuara u mbuluan me një copë, nga vullnetarë brenda disa orësh nga sulmi.

At Michael Lynch, pastor në këtë kishë, ka deklaruar se është në pritje të një vlerësimi nga siguruesit për koston totale të riparimeve.

Ai parashikoi se riparimet do të ishin “të kushtueshme”, por shtoi se një vullnetar kishte kontaktuar dioqezën duke ofruar ndihmë për rindërtimin e statujave.

Statuja e Papa Gjoni Palit II e dëmtuar
Xhamat e Kishës të thuer
Statuja e Shën Nënë Terezes