Grabiten paratë në pistën e aeroportit të Rinasit, policia jep detaje

936

Detaje të reja në lidhje me grabitjen e ndodhur këtë të martë në Rinas, ku humbi jetën një nga autorët.

Sipas policisë grabitja ka ndodhur në pistën e avionit, ndërsa gjatë shkëmbit të zjarrit ka mbetur i vrarë një prej autorëve. Zyrtarisht nga policia nuk jepet një shumë e parave të grabitura, ndërsa policia thotë se në ndjekje të auorëve është ngritur edhe një helikopter.

Ndërkohë në ndjekje të autorëve janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit. Gjithashtu policia bën me dije se autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon.

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes, gjithashtu të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.