Ja arsyet pse duhet t’a shtoni patjetër qepën në dietën tuaj.

530

Në mendje na vijnë shumë receta të ndryshme, por e vështirë të gjejmë të paktën njërën që në përmbajtje të saj nuk ka qepën.

Kjo është veçanërisht e vërtetë gjatë muajve të dimrit, kur shpesh ndjejmë bllokimin e sinuseve dhe ne kemi nevojë për një shije të fortë.

Natyrisht, qepët jo vetëm që i shtojnë shije ushqimeve tuaja, por ato janë çuditërisht të shëndetshme për ju. Këtu kemi përpiluar një listë me pesë arsye bindëse se pse ju duhet të shtoni qepën në ushqimet e përditshme. Ajo përmirëson shëndetin tuaj, por ju ndihmon të dukeni gjithashtu edhe më shumë rrezatuese…

Rregullon nivelin e sheqerit në gjak

Një studim i fundit mbi diabetin tek minjtë, zbuloi se një ekstrakt qepe ndihmon në reduktimin e niveleve të larta të glukozës në gjak dhe uljen e nivelit të kolesterolit, sidomos kur kjo u dha bashkë me metforminën si anti-diabetik i njohur. Pra, nëse vuani nga diabeti ose jeni në hapat e parë të tij, shtimi i sasisë së qepëve në dietën tuaj të përditshme ushqimore, ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak në një mënyrë krejt të natyshme.

Sistemi imunitar

Qepët jo vetëm që përmbajnë përbërës anti-virsual, por gjithashtu kanë vitaminë C. Kjo mund të ndihmojë që sistemi imunitar të rritet përpara ftohjes dhe sezonit të gripit që godet me forcë këtë periudhë. Nuk është çudi që njerëzit kanë shtuar hudhra dhe qepë në supë për shekuj me radhë kur kanë ftohje. Kjo jo vetëm i jep shije të fortë, por në të vërtetë ju ndihmon që të merrni veten më shpejt.

Flokë të shëndetshëm

Kur bëhet fjalë për biotin B-kompleks (i nevojshëm për të kthyer lëndë ushqyese të caktuara nga trupi në energji), qepët mund të jenë një burim i madh. Mungesa e biotinës mund të çojë në humbjen e panevojshme të flokëve. Qepët do të thotë biotinë, e cila i mban flokët e fortë dhe me shkëlqim.

Lëkura

Jo vetëm që mungesa e biotinës shkakton probleme me flokët, por gjithashtu mund të shkaktojë lëkurë të thatë dhe me luspa. Mbajtja e ushqimeve të pasura me biotin (si qepa) në dietën tuaj është një mënyrë e mirë për të ruajtur lëkurën e shëndetshme gjatë dimrit.

Thonjtë

Suplementet për thonjtë përmbajnë një element të njohur për të ndihmuar në rritjen e forcimin e thonjve, që do të thotë se kur ju konsumoni qepë ju jeni njëkohësisht duke u kujdesur për disa pjesë të trupit tuaj!