Diskutimi për Kosovën/ Ja deputetja që mbështet anëtarësimin në KiE

444

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku po diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE), Nerea Ahedo, deputetja përfaqësuese e Spanjës, tha se i përket grupit që mbështet pavarësinë e Kosovës, përkundër qëndrimit të shtetit spanjoll. Ajo theksoi se mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ka pyetje që duhet të zgjidhen. Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut. Ne do të mbështesnim këtë rrugë. Mirëpresim integrimin dhe mendojmë që kjo do të jetë edhe një mënyrë për të promovuar stabilitetin në atë zonë”, tha Ahedo.

Deputeti gjerman Frank Schwabe përgëzoi raportin mbi Kosovën dhe bëri thirrje për anëtarësim e saj.

“Këshilli i Evropës, me vlerat tona dhe rregulla dhe kemi dinjitetin tonë. Ky anëtarësim nuk është një mjet për negocim. Ju kërkoj të mbështesni raportin e balancuar dhe t’i refuzoni amendamentet që e rrezikojnë këtë baraspeshë”, tha ai.

Nga ana tjetër Zsolt Nemeth nga Hungaria si përfaqësues i Partisë Evropiane Konservatore, tha se është kundër raportit që u prezantua sot.

Deputeti gjerman Knut Abraham ka deklaruar në Asamblenë Parlamentare, që raporti i Dora Bakoyannis, raportueses për Kosovën në KiE është i shkëlqyer.

Abraham në fjalën e tij, theksoi se përkrahja për Kosovën në Asamblenë Parlamentare, mund të përçojë një sinjal të fuqishëm për Komitetin e Ministrave që të marrë një vendim pozitiv për anëtarësimin e Kosovës.