Tayna nuk ndalet, ndryshon drastikisht pamjen.

1757

Tayna është një nga reperet më të komentuara në Shqipëri, qoftë për karrierën, apo për jetën e saj personale. Tayna është gjithashtu shumë aktive në rrjete sociale dhe ndan me ndjekësit foto dhe momente të ndryshme nga jeta e saj, ndërsa së fundmi ka zbuluar se ajo ka bërë sërish një ndryshim në look.

Reperja ka vendosur të kthehet sërish në origjinë me look që e kemi parë në fillimet e karrierës. Tani ajo ka flokë shumë të gjatë dhe të zinj. Ky ndryshim erdhi menjëherë pas flokëve biondë, një ndryshim që u prit shumë mirë nga ndjekësit.

Tayna momentalisht ndodhet në Amerikë, ku u tha se po punon për projektin e saj të ri dhe ndoshta ky ndryshim mund të ketë qenë pikërisht për këtë. Reperja njihet për eksperimentet e shumta me pamjen e saj dhe përsa i përket look të ri, ende nuk e dimë se sa do zgjasi. revistawho.com