Policia e Lezhës ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve të ekzekutimit të biznesmenit, Ardian Nikulaj.
Sipas bluve, krimi ka ndodhur rreth orës 13:30 në ambientet e lokalit të viktimës në rrethana ende të paqarta.
Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.
