Tronditet Shkodra, vriten vëllezërit Bilali

1337

Qyteti i Shkodrës është tronditur sot nga një vrasje e dyfishtë.

Sipas burimeve, dy vëllezër, Astrit dhe Ibrahim Bilali, kanë gjendur vdekjen nga disa të shtëna me armë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kiras. Astrit Bilali është i ati i Asmer Bilalit, ish boksierit të arrestuar në operacionin kundër grupit Bajraj në Shkodër.

Forca të shumta të policisë po rrethojnë zonën, për të kuptuar dinamikat e ngjarjes së rëndë.