Tjetër tërmet i fuqishëm në Greqi, lëkundje edhe në Shqipëri

73

Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Greqi.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5,7 i shkallës rihter, ndërsa epiqendra e tërmeti ka qenë sërish në Larisa, aty ku një ditë më parë u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 6 i shkallës rihter.

Edhe tërmeti i së enjtes është ndjerë në disa qytete të Shqipërisë.

Nga tërmeti i së mërkurës në Greqi u regjistruan dëme materiale, fatmirësisht pa viktima.