Ngrica dhe temperatura minus gradë celcius, zbuloni surprizat e motit për pesë ditët e ardhshme

152

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndureshme, ku do të mbizotëroi kohëzgjatja me diell por me temperatura të ulta e kryesisht ato në vlerat minimale.

Dita e Hënë parashikohet e kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.

Ditët e Enjte e Premte moti pritet të jetë me alterime vranësirash në pjesën e pare të ditës e më pas kthjellime në të gjithë territorin shoqëruar me një rritje të lehtë të temperaturave minimale e maksimale. Prani të ngricave në akset rrugore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.