“Booking.com” e ka vlerësuar Baven-Toven në Katundin e Vjetër Mirditë për mikëpritjen dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm me çmimin “Traveller Review Award 2024”, ku turistët janë ndjerë si në shtëpinë e tyre.
“I nderuar Bajron Nikolli,
Urime për fitimin e një çmimi për Traveller Review Award 2024! Ky çmim njeh përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm dhe ia vlen të festoni një festë të madhe, pasi është hera e parë që e merrni atë. Në emër të të gjithë neve në Booking.com, ju falënderoj ju dhe ekipin tuaj që keni shkuar më lart dhe përtej për t’i bërë mysafirët të ndihen si në shtëpinë tuaj.
“Ne e dimë mirë se sa të përkushtuar janë partnerët si ju për ta bërë të magjishëm qëndrimin e çdo mysafiri. Ju dhe bashkëpunëtorët tuaj bëni më shumë sesa thjesht të ofroni një vend për të fjetur: mikpritja juaj e bën botën një vend më miqësor dhe më mikpritës. Ne jemi krenarë që jemi partnerë me ju dhe mezi presim të vazhdojmë të rritemi së bashku në 2024 dhe më tej”.
Glenn Fogel nga CEO i Booking.com
Faleminderit përsëri për partneritetin dhe mikpritjen tuaj të pabesueshme!
Përshëndetjet më të mira, Ekipi i Booking.com”.
Ndërkohë i riu nga Mirdita, Bajron Nikolli, administrator i “Baven-Toven” i cili ka mirëpritur dhe shoqëruar turistë të shumtë nga e gjithë Europa dhe më gjerë ka ndarë këtë mesazh duke falenderuar “Booking.com” për vlerësimin.
Bajron Nikolli shprehet: “Miq, dua të ndaj me ju këtë çmim që sapo ka ardhur, për ata që e njohin e dinë se sa e vështirë dhe e rëndësishme është të arrish ta marrësh. Falenderoj stafin dhe klientët për këtë sukses. Më besoni, jam shumë i lumtur që ky çmim erdhi në vendin tonë Mirdite”-shkruan ai ne rrjetin social facebook.
Lindita Kokaj