Rita Ora shkruan në shqip për ditën e trishtë.

216

Dita ka patur shumë emocion për këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora. Ajo ka festuar ditëlindjen e motrës së saj Elena të cilës i ka dedikuar fjalët më të ëmbla. Mirëpo Rita ka kujtuar edhe ndarjen e gjyshit të saj nga jeta.

Data 20 tetor ka qenë përvjetori i tij i ndarjes nga jeta dhe Rita ka shkruar se ai i mungon shumë. Këngëtarja ka shkruar po ashtu në shqip, duke i befasuar të gjithë.

Gjyshi të dua shumë, shkruan ajo. Rita e ka shprehur gjithmonë hapur krenarinë për vendin e saj megjithatë shumë rrallë ndodh që ajo të flasë shqip.