Deputeti gjerman: Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë kusht për hapjen e negociatave.

290

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann David Wadephul ka thënë këtë të enjte se nga analiza fillestare e bërë deri tani rezulton se Shqipëria nuk ka arritur të përbmbushë asnjë nga kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim.

“Grupi parlamentar i CDU/CSU do të analizojnë raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, duke bërë një krahasim të analizave. Vetëm atëherë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse kushtet për fillimin e negociatave me të dy vendeve janë plotësuar.

Megjithatë, një analizë e tillë nuk mund të bëhet me nxitim. Kjo nuk do të ishte e pranueshme për popullin gjerman dhe as nuk do të ishte e drejtë ndaj vendeve në fjalë. Në këtë situatë, Bundestagu gjerneman do të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit deri në fund të shtatorit, ashtu siç është rënë dakord me kolegët e grupit parlamentar të SPD.

Një analizë fillestare tregon se Shqipëria deri më tani nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim, siç u tha nga ministrat e jashtëm të BE më 26 qershor 2018. Ende nuk ka sistem gjyqësor funksional. As Gjykata Kushtetuese as Gjykata Supreme nuk funksionojnë”, tha ndër të tjera zëvendëskryetari i grupit parlamentar të CDU / CSU, Johann David Wadephul për Deutche Welle.