Haradinaj: Të armatosemi edhe ne si Serbia?!

378

Vizita e presidentit francez Emmanuel Macron në Serbi përcoi mesazhe tejet pozitive në kuadër të vijimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit por duket se e ka lënë kryeministrin kosovar, me një pikëpyetje të madhe.

RAMUSH HARADINAJ

KRYEMINISTER I KOSOVES

Serbinë po e armatosin me Mistral. Për shembull, Serbia po shkon dhe po blen armë në Rusi. Edhe Franca e bëri një kontratë me Serbinë, për sisteme raketore. Ndërkaq, neve na thonë ‘nuk mund t’i vëmë emrin marrëveshjes’ se është njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Çka të bëjmë ne, pra, nëse emrin nuk mundeni t’ia vëni? Ne jemi shtet i pavarur dhe ne nuk kërkojmë asgjë tjetër në dialog pos njohjes reciproke. Nëse nuk jeni gati për këtë, atëherë është porosi për ne që edhe ne të armatosemi?.

Haradinaj ka shtuar se kompromisi i vetëm që Kosova mund të bëjë për të arritur njohjen nga Serbia, është heqja e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.