Ed Sheeran thyen rekordin e shitjes së biletave të turneut

318

Ka thyer çdo rekord, duke lënë pas edhe të famshmit U2. Ed Sheeran me turneun e tij me titull Divide tour bëhet zyrtarisht kampion i fitimeve prej shitjes së biletave.

Artisti britanik, me anë të turneut të tij nëpër botë, tashmë prej dy vjetësh e gjysmë, me performancën në Hannover (koncerti i 246-të) në Gjermani, do arrijë kuotën e 736,7 milionë dollarëve të fituar nga shitja e biletave, duke thyer edhe rekordin e deri tanishëm të 735,4 milionëve, mbajtur nga Bono dhe shokët e tij.

Vetë Sheeran shkruan në rrjetet sociale se, falenderoj një për një të gjithë ata që erdhën në koncertet e mia

Deri në përfundim të turneut janë edhe 12 data.