“Arrest me burg” për policin që vrau Klodian Rashën

126

Gjykata dha masën e sigurisë për efektivin e policisë, Nevaldo Hajdaraj që vrau Klodian Rashën. Në seancë ishte i pranishëm edhe efektivi.

Ai shfaqi pendesë për ngjarjen e ndodhur. Nevaldo Hajdaraj do të qëndrojë në burg pa afat. Pas kësaj ngjarjeje një valë protestash ka shpërthyer në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë.

Madje kjo ngjarje ka sjellë edhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj që është pranuar nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme.