Pas 120 vitesh histori, klubi i lavdishëm mund të zhduket në ajër dhe të rifillojë nga ekipet amatore.

228

Një ndër ekipet e futbollit me histori 120 vjeçare rrezikon seriozisht që të zhduket

Schalke 04 rrezikon të zhduket nga radhët e futbollit profesionist: klubi është në prag të falimentimit

Menaxhimi sportiv dhe ekonomik i Schalke 04 mund ta çojë ekipin në një kolaps total: në rast të rënies nga kategoria do të përfundonte duke luajtur mes klubeve amatore.

Schalke 04 mund të mos ekzistojë më: ka re të mëdha në horizont për klubin gjerman i cili vitet e fundit ka pësuar një kolaps të trishtë që mund ta çojë atë të përfundojë në serinë e tretë. Por problemet e shumta të klubit e komplikojnë edhe më shumë situatën, deri në atë pikë sa skuadra mund të përfundojë edhe jashtë ligave profesionale. Një skenar i trisht, por që së shpejti mund të bëhet realitet.

Vetëm pesë vjet më parë Schalke 04 ishte përherë e pranishme në Ligën e Kampionëve dhe në vitin 2011 ata arritën të luanin edhe në gjysmëfinale kundër Manchester United. Ajo kohët duken shumë e largët në krahasim me të sotmen, ku ata po luftojnë për të qëndruar në këmbë në kategorinë e dytë: për momentin vetëm golavarazhi i shpëton nga zona e rënies, por ecuria e ndeshjeve të fundit nuk sugjeron një shpëtim paqësor. Megjithatë, situata e gjermanëve nuk ka të bëjë vetëm me qëndrimin në Bundesligën 2, sepse ka shumë më tepër në lojë.

Sipas Sky Sports Germany, nëse do të mbërrinte rënie, do të ishte praktikisht e pamundur për klubin të merrte licencën për Liga 3. Me pak fjalë, do të zhdukej nga harta e futbollit europian. Ajo që është veçanërisht shqetësuese është stabiliteti financiar i klubit i cili po përballet me një borxh të madh: sipas mediave në Gjermani është rreth 165 milionë euro, një shumë e madhe që nuk do ta lejonte të rifillonte në rast rënieje.

Dhe nëse ai do të arrinte të regjistrohej në divizionin e tretë, të ardhurat nuk do të mjaftonin për të bërë ndryshime. Në atë kampionat janë 20 milionë të drejta televizive për t’u ndarë mes të gjithë pjesëmarrësve, duke i çuar praktikisht të ardhurat që ai do të merrte në pak thërrime. Në fushë, Schalke 04 duket se nuk jep përgjigjet që presin të gjithë: situata është e komplikuar, por lojtarët dhe trajneri nuk e kanë pasur kurrë atë ndjenjë hakmarrjeje për të ndryshuar kartat në tavolinë dhe për të synuar shpëtimin.

Askush nuk po lundron në ujëra të mira dhe përplasjet e radhës direkte do të jenë vendimtare për të ardhmen e ekipit: nëse do të mbërrinte rënie, Schalke 04 do të duhej të fillonte sërish nga hapi më i ulët si një ekip amator, pa qenë në gjendje të merrte pjesë në kampionate profesionale.