Voltana Ademi nxjerr fotot nga Rruga e Velipojës: Asnjë mashtrim nuk e shpëton dot Ramën

54

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi shprehet se rruga e Velipojës është lënë përgjysmë, e për këtë fajëson kryeministrin Edi Rama.

Sipas Ademit, kjo rrugë nuk nuk plotëson standardin e rrugës turistike dhe se është burim aksidentesh.

Ndër të tjera, ajo shkruan se kreun e qeverisë nuk e shpëton asnjë mashtrim nga ndëshkimi popullor i 25 prillit.

Vetëm një kryeministër klloun si Edi Rama mund të jetë krenar me një rrugë gjysmake, burim i vazhdueshëm aksidentesh, si ajo e Velipojës. Është ai i vetmi përgjegjës pse rruga u vonua 2 vjet e gjysëm. Ndryshoi projektin për rrugën. Vonoi 2 vjet e gjysëm shpronësimin. Zvarriti dosjet në hipotekë. Rruga gjysmake, me të cilën krenohet kllouni Edi Rama nuk plotëson standardin e rrugës turistike!

Nuk zgjidh çështjen e rrugëve dytësore për njerëzit e gjënë e gjallë, Nuk ka mbikalime- nënkalime dhe kryqëzimet janë një rrezik permanent për udhëtarët në mes të qendrave të banuara! Ka dëmtuar linjën e ujësjellësit të Trushit, që furnizon gjithë Velipojën.

Faktet e dokumentuara me foto e nxjerrin Edi Ramën një kryeministër që mashtron qytetarët me disa video propagandistike, që nuk kanë lidhje me realitetin. Asnjë mashtrim nuk e shpëton dot Edi Ramën nga vota popullore!

Voltana ADEMI