“Në 2011-ën Rama dhunonte policine me hunj e molotov”, politikani “shigjeton” kryeministrin

512

Ndërkohë që Parisi digjet nga revoltat e qytetarëve për rritjen e çmimit të naftës me 7.6 centë për litër, në Shqipëri pushteti dhe llogjet merren prej katër ditësh me gishtërinjtë e një policeje.

Qeveria e përdori rastin e gishtërinjve të polices për të vënë dorën e hekurt mbi banorët e Astirit, nga të cilët deri tani janë shoqëruar plot 135 prej tyre, ku 129 prej tyre janë proceduar penalisht.

Rama e trajtoi si rast heroizmi policen që i plasi kapsolla në dorë, duke mos kthyer asnjëherë sytë tek ata që lanë policet femra në front me mijëra protestues që nesër nuk do kenë çati mbi kokë dhe nga ky fakt është afërmendsh i pritshëm reagimi i tyre para godinës (Kuvendit) brenda së cilës Rama po i “vinte në lojë” portestuesit një nga një me emra.

Në këtë rast ishin qytetarët vandalët, sipas kryeministrit dhe shpurës së tij, mirëpo si duket Rama ka harruar 21 janarin 2011, ku policët u dhunuan me hunj, gurë e lëndë plasëse m’u para godinës së Kryeministrisë.

Sipas Ramës, policia trajtohet me dy standarde, kur ai ishte në opozitë policia duhej sulmuar, sot që është në qeveri nuk bën as të protestohet.

Pikërisht këtë fakt ka sjellë në qendër të vëmendjes edhe Petrit Vasili, i cili e ka quajtur Ramën “manjak të pushtetit”.

Në Facebook, Vasili shkruan:

Kryeministri dje dhunues i policise dhe i flamurit, sot qan si krokodil per te Historia e ketij kryeministri eshte banalisht historia e nje genjeshtari ordiner maniak te karriges se pushtetit,sepse pa te cilen eshte me pak se hiçgje.
Ky qe sot qan e qurrepset per respektin qe gjoja ka per policine, ne 21 janar te 2011 e dhunonte si kriminel policine me drunj hunj e molotov bile perdorte edhe flamurin kombetar si mjet lufte,pasi i tille anti flamur eshte.
Sapo erdhi ne pushtet po ky kryeminister ne vend qe te ngrinte,perkundrazi e uli ne detyre Amarildo Yzeirin policin simbol qe mbrojti flamurin ne kulmin e dhunes se urdheruar nga ky mashtrues qe eshte sot ne krye te qeverise. Ndaj shiheni videon dhe ju perseris,refuzoni te degjoni nje mashtrues kryeminister qe genjeshtren e ka te vetmin dimension te vertete te tij.”