Moti për ditën e hënë, 26 nëntor 2018!

400

Vranësirat dhe rreshjet e shiut kanë dominuar ditën e sotme vendin tonë.

Sipas sinoptikanëve të Meteoalb edhe java e ardhshme pritet të dominohet nga moti me reshje dhe temperatura të ulëta.

Sipas Meteoalb, vranësira dhe shira thuajse gjatë gjithë ditës do të ketë të hënën dhe të martën, por pjesërisht të mërkurën.

Ndërkohë rreshje dëbore në zonat e thella malore priten kryesisht të martën.

Pas të mërkurës parashikohet mot kryesisht i kthjellët, por i ftohtë.