Rama nis ditën me rehabilitimin e qendrës shëndetësore në Berat: E kam vetëdijen se këto nuk mjaftojnë.

530

Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me rehabilitimin e qendrës shëndetësore në fshatin Lapardha të Beratit.
Vetë pacientët dhe stafi janë shfaqur të kënaqur nga ndryshimi i bërë për shkak se më parë qendra ka qënë në kushte shumë të vështira.

“Ka qënë shumë keq, më lagështirë. Banja ishte copë-copë, kurse tani është shumë mirë,”-shprehet një paciente.
Ndërsa doktori i qëndrës, Leonard Kumaraku tha se: Kushtet nuk kanë qënë të favorshme dhe as komode. Sot gjithçka është e bardhë ashtu si bluza dhe misioni që kemi për të kryer këtë profesion.
Në postimin e tij kryeministri Rama shkruan se kjo është një nga 300 qendrat shëndetësore ku “përplaseshin” pa asnjë lloj shansi për t’u ndjerë njerëz, qindramijëra shqiptarë.
“Me vetëdijen se as këto nuk mjaftojnë, ju uroj një javë të mbarë,”-e mbyll kryeministri.