Basha: S'do ta mbyllim gojën, ekstradimi i Seitit skandal i madh

505

Kreu demokrat, Lulzim Basha, është larguar nga salla e Kuvendit bashkë me përfaqësuesit e tjerë të opozitës.
Në dalje të Kuvendit, Basha tha për media se opozitës nuk do t’i mbyllet goja nga kjo kupolë krimi e droge, teksa e cilësoi ekstradimin e financierit të grupit ‘Habilaj’, Nezar Seiti, në Itali, si skandalin më të madh në këto 27 vjet histori.
“Skandali më i madh në 27 vjet histori është rrëmbimi i Nezar Seiti, që ka mbajtur shënim sa para i janë dhënë Tahirit sa për Ramën.
Autorët e mbytjes së Shqipërisë në krim e drogë. Mafia në pushtet e ekstradoi duke shkelur ligjet për të mbrojtur Tahirin, ramin, kupolën n pushtet. Ne kërkuam fjalën në kuvend në përputhje me rregulloren, për të kërkuar praninë e Ramës, që u fsheh, kërkoi vrimën e miut, siç u fsheh më 27 janar. Ne kërkuam praninë e Ramës për ta përballur me këtë skandal. I rëndë është bashkëpunimi i Tahirit me bandat, por më i rëndë është ky skandal, që vërteton se
Nuk do pranojmë kurrë të na mbyllet goja, ky nuk është më parlament, por pengesa kryesore e avancimit të shqiptarëve në Evropë. Ju garantoj sot se opozita do të jetë në krah për të marrë në dorë fatin tonë, që sot është në duart e një bande”, tha Basha.