Vrasja e 25-vjeçarit/ Të rinjtë në protestë: Të largohet ministri Sandër Lleshaj

86

Një ditë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, të rinjtë e FRPD-së zhvilluan një marshim-protestë që ka nisur nga Ministria e Brendshme deri tel Kryeministria.

Të rinjtë mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Rama ik!”, “Qeveri e krimit”, dhe “Ju jeni vrasës”. Teksa folën për mediat, të rinjtë kërkuan drejtësi për vrasjen e të riut, ndërsa kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

 “Disa pseudo-VIP-a patën sensibilizim për vrasjen e një amerikane dhe mori dhenë, për cfarë për t’u dukur bukur? Për të qenë trendy, po tani që vritet shqiptari në derën e shtëpisë për dy hurma, është turp, ju bën thirrje të gjithë atyre që e ndjejhnë veten shqiptar të sensebilizohen me këtë protestë”, shprehet një protestues.

Një tjetër thotë: “Me këtë që ka ndodhur dje një shqiptar do të mendoj të vishet edhe me antiplumba sepse kemi një efektiv militant, të papërgjegjshëm. Kemi OJF të ndryshme që sensibilzohen për George Floyd në Amerikë, por sot shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen për një të ri shqiptar.