50 euro për të kaluar refugjatët drejt Kosovës, pranga shoferit

396

Arrestohet në flagrancë një 40 vjecar nga Tirana për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shtetasi me iniciale E.B, u prangos në afërsi të fshatit Lin në Pogradec.

Me mjetin minibus tip “Mercedes-Benz”, ai ishte duke transportuar drejt Kosovës 14 shtetas te huaj.

Mësohet se ai I kishte marrë seicilit nga refugjatet nga 50 euro për ti dërguar deri në Kosovë