Përplasen 3 mjete. Bllokohet rruga, vargu i makinave mbi 6 kilometra

350

Tre makina janë përplasur sot në autostradën e Lushnjës dhe për pasojë është bllokuar qarkullimi. Nga të dhënat e para nuk raportohet për të plagosur, por vetëm dëme materiale

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Pushimi i Shoferit ndërsa vargu i makinave të bllokuar arrin në mbi 6 kilomtera.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha procedurat ligjore. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje.