Mbrojti shtëpinë, pezullohet efektivja Blerta Dervishi

431

Pas skenave të djeshme gjatë aksionit të IKMT, për shembjen e një banese pranë “Petro Nini Luarasit”, policia ka pezulluar nga detyra, efektiven Blerta Dervishi.

Pezullimi është bërë me motivacionin se ka penguar punonjësit e policisë në ushtrimin e detyrës. Blerta Dervishi, e cila mbante detyrën punonjëses e policisë pranë Repartit “Shqiponja” në Policinë e Tiranës banon bashkë me 14 persona të tjerë në ndërtesën tek “Petro Nini Luarasi”, të cilën përmbarimi tentoi ta shembte dje.

Tokës ku është ndërtuar banesa i ka dalë pronari dhe me vendim gjykate, tre familjet që banojnë aty duhet të lirojnë banesën.