“Atentati i dështuar”, Gjykata e Lezhës lë në burg 2 të dyshuarit

437

Dy nga tre përsonat e arrestuar si pjesë e grupit që po përgatisnin të organizonin
një vrasje në Tiranë do të qëndrojnë në burg.

Çifti i bashkëshorteve Nikoll e Marie
Marku, si dhe dhëndërri i tyre Mark Lamkja dolen këtë të premte para gjykates për tu
njohur me masen e sigurisë.Pasi dëgjoi palet gjyqtari Artan Hajdrenaj pranoi kerkesen
e prokurorit Sabri Kastrati dhe vendosi masen e sigurise arrest në burg për shtetasit
Nikoll Marku dhe Mark Lamkja, ndërsa për Marie Markun u vendos që të hetohet me masen
e sigurisë arrest në shtëpi për shkak të problemeve shëndetësore.

Gjithashtu “Arrest në burg” në mungesë u vendos dhe për
dy përsonat e shpallur në kërkim Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, të cilët rezultojnë
të jenë larguar jashtë shqipërise pak ditë para se policia të kryente operacionin.


Operacionin policor i koduar “Mataro”, u finalizua mbrëmjen e së martës nga Policia e
Lezhës, ku u arrestuan 3 shtetas dhe 2 të tjere u shpallen në kërkim, teksa po
përgatiteshin për të kryer një vrasje.