Vrasja e bujshme në ish Bllok që tronditi vendin/ Prokuroria merr vendimin e papritur për të dyshuarin kryesor të masakrës, çfarë u vendos për Meviol Billon dhe Ervin Matën?

339

Prokuroria ka marrë vendimin më të fundit, ku ka përfunduar hetimet për Marviol Billon, të dyshuarin kryesor për masakrën në ish-bllok, ku një person mbeti i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.

Mësohet se prokuroria ka pushuar akuzën për vrasjen e Fabian Gaxhës nga ana e Billos. Ish-komandoja do të akuzohet tashmë për “Vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes”, si dhe ‘plagosje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes”.

Ndërkohë mësohet se Prokuroria ka ngritur akuzë për moskallëzim krimi për Geldi Hoti Licaj, Ervin Matajn, Ajax Boshnjakun dhe Fabio Allushin.

Sipas Prokurorisë Billo ka vepruar në kushtet e mbrojtjes ekstreme, pasi ka qëlluar në përgjigje të Fabian Gaxhës, i cili ka gjuajtur i pari me armë. Kjo ccështje është duke u ndjekur nga Prokuroria e Tiranës, dhe vetëm në muajin Janar të 2021-shit do të ketë një seancë paraprake.