Ngrihet Gjykata Kushtetuese, Meta dekreton anëtarin e gjashtë

232

Pas 3 vitesh, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të mërkurë emërimin e anëtarit të gjashtë të kësaj gjykate, Përparim Kalo.

Në dekret, Meta thekson se vendosi ta dekretojë Kalon si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pasi u njoh me praktikën dokumentare të miratuara nga KED si dhe duke vlerësuar nevojën jetike që ka vendi për plotësimine  funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në bazë të renditjes nga KED, Përparim Kalo kishte 90.29 pikë, dhe qëndronte më lart në listë se Aleksandër Toma që ka 75.57 pikë.