Artan Lame tregon rrengun që i bëri gruas: Nuk isha mirë ekonomikisht

161

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka dhënë një intervistë ndryshe në emisonin Mos i fol Shoferit, teksa tregoi disa detaje lidhur me marrëdhënien që ka me bashkëshorten e tij.

Lame zbuloi një rreng që i ka bërë bashkëshortes së tij, në vitin 2013, kur ka qenë në gjendje jo të mirë ekonomike, pasi nuk ishte i punësuar.

Nuk e kam thënë asnjëherë por në vitin 2013 nuk kam qenë shumë mirë ekonomikisht se kam qenë pa punë, tani duhet thënë jam mirë sepse puna në shtet ka benefite, ka gjëra të paguara, por atëherë merresha me punë civile.

Ajo kishte dëshirë një dhuratë që unë nuk mund t’ia blejë dhe i çova vetëm kutinë bosh të asaj që ajo donte dhe kur hyra në punë vite më vonë ia bleva dhe atë që donte patjetër, deklaroi Artan Lame