Fifit i bie të fikët në transmetim direkt (Video)

43

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur ndryshe edhe si Fifi ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë në mes të shtëpisë së “Big Brother VIP” në momentin që ishte në lidhje të drejtpërdrejtë me spektaklin e moderuar nga Arbana Osmani.

“Dua të lë shtëpinë në këto momente, Arbana dua të lë shtëpinë në këto momente, Arbana dua të lë shtëpinë,“– tha Fifi disa herë rresht dhe më pas ra në tokë.

Të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u mblodhën rreth saj dhe nisën t’i hidhnin ujë.

“Uje, ujë, ujë,”– u dëgjuan të thonin ata.

https://youtube.com/shorts/rjDEs-9bI6Y?feature=share