Studentët sot protestë/ Rama u përgjigjet: Zbatuam paktin për universitetin.

370

Një grup studentësh sot kanë paralajmëruar një protestë, pasi pretendojnë se kërkesat e tyre të para disa muajve nuk janë plotësuar.

Por, kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij një video në lidhje me arritjet në kuadër të paktit për universitetin.

“Me këtë video informacion mbi angazhimet e mbajtura në kuadër të Paktit për Universitetin, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama.
Mbi tre muaj pas protestave, një grup studentësh rikthehen sërish sot. Pas mbledhjes se këshillave studentore në Korçë, disa të rinj kanë paralajmëruar se do të mblidhen sot në orën 12:00 te Ministria e Arsimit.