Greva e urisë në ditën e shtatë / Nisin problemet shëndetësore, naftëtarët: Nuk tërhiqemi

225

Në ditën e shtatë të grevës së urisë janë shfaqur problemet e para shëndetësore tek naftëtarët e Uzinës së Ballshit.

Ndihemi shumë të lodhur, shumë të këputur, nuk e kuptopkmë çfarë po bëhet me ne. Erdhën dje të shëndetësisë na matën tensioni, por sot kemi nevojë për serum a diçka sepse ndihemi shumë të lodhur, nuk ka më rezistencë trupi.

10 grevistët janë të vendosur të vazhdojnë rezistencën deri në marrjen e të gjitha pagave të prapambetura.

Vazhdojmë, nuk tërhiqemi. I kemi hyrë kësaj pune derisa të marrim të drejtën tonë. Po nuk pati reagim nga instancat shtetërore, ne nuk tërhiqemi.

Megjithëse ka kaluar një javë që nga momenti i fillimit të grevës së urisë naftëtarët thonë se askush nuk i ka kontaktuar deri tani për të negociuar.