Tom Doshi del me mesazhin e fortë, pak orë para zgjedhjeve…

181

Kandidati për deputet i PSD-së, Tom Doshi ka dalë me një aple teksa na ndajnë edhe 48 orë nga  zgjedhjet e 25 Prillit.

Doshi u bën apel qytetarëve të votojnë për të vendosur se si do të jetë Shqipëria 4 vitet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Të dashtun vllezër e motra Shqiptar.

Me 25 prill àsht nji dit shumë e rëndsishme për ju, për familjet tuja dhe për t’ardhmen e kombit Shqiptar.

Në kët dit ju zgjidhni të votoni për Shqipnin me ekonomi më të mirë, shëndetësi me kualitetet më të larta, shkolla më të mira, reformim të sistemit të drejtësisë por ju mund të zgjidhni të votoni edhe për një Shqipni e cila në 4 vitet e ardhshme mund të zhytet në skamje dhe korrupsion masiv.

Nëse ju e doni vërtet Shqipnin, nëse vërtet doni që fmijët tuaj të rriten në nji vend ku në fokus àsht qytetari dhe jo deputeti apo ministri votoni numrin 1 partinë SocialDemokrate.

Votoni për kët force politike e cila në çdo moment e ka ngrit zanin vetëm për hallet dhe shqetsimet tuaja dhe në asnji moment nuk ka pa perkatsit apo aleancat politike por àsht fokusu vetëm tek aleanca me qyetaret. Populli I Shkodrës dhe populli I Tiranës por edhe I gjithë Shqipnis keni rastin ti jepni vleren e meritume votes tuj.

Votoni Partinë SocialDemokrate nëse në parlamentin e pas 25 prillit do doni të keni misionarët tuaj. Çdo hall I juaji àsht edhe halli jon.

“Une jam i juaji e ju jeni të mit”

Na jepni besimin me 25 prill që tju rikthejmë shpresën 4 vitet e ardhshme.