INSTAT: Ja sa të rinj braktisin shkollën.

354

Në çdo gjashtë të rinj të moshës 18 deri në 24 vjeç, njëri vendos që të largohet më herët nga sistemi arsimor. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT 17.4% e të rinjve të kësaj grup moshës kanë lënë më herët pjesëmarrjen në arsim gjatë vitit 2018. Djemtë kanë përqindjen më të lartë në raport me vajzat, ku sipas gjinisë INSTAT raporton se lanë më herët shkollën përkatësisht 18.3% e djemve dhe 16.% e vajzave.

Ndonëse përqindja e largimeve të hershme mbetet në nivelet e larta dhe ulja e këtij raporti është një nga Objektivat për Zhvillimin e Qëndrueshëm, duhet thënë se norma e largimeve të hershme të të rinjve ka qenë në rënie në dekadën e fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT vetëm një vit më parë, përqindja e të rinjve 18-24 vjeç që largoheshin herët nga edukimi ishte 19.6%, pra thuajse 1 në 5 të rinj. Krahasuar me 10 vite më parë numri i të rinjve që largohen më herët nga edukimi është dy herë më i vogël. Në 2009, sipas statistikave, rreth 39% e të rinjve largoheshin më herët nga arsimi.

Zhvillimi i qëndrueshëm ka qenë në qendër të politikës evropiane për një kohë të gjatë, të vendosur në Traktatet Evropiane. Agjenda 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2015, i japin një shtysë të re përpjekjeve globale për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm.

Arsimi cilësor është objektivi i katërt, me anë të të cilit kërkohet që të sigurohet cilësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë dhe promovimi i mundësive të të nxënit gjatë gjithë jetës për të gjithë.

Sipas tij deri në vitin 2030, duhet të sigurohet i që të gjitha vajzat dhe djemtë të përfundojnë arsimin fillor dhe të mesëm pa pagesë, të barabartë dhe cilësor, duke çuar në rezultate relevante dhe efektive të të nxënit.

Rreth 82% e të rinjve 18-24 vjeç morën pjesë në të mësuarit e organizuar (një vit para moshës fillestare zyrtare), sipas gjinisë 83.5% e djemve dhe 80.4% e vajzave. Në raport me një vit më parë ky tregues është përkeqësuar, duke u ulur në 82% nga 96% që ishte. Objektivi për Zhvillimin e Qëndrueshëm është që deri në vitin 2030, duhet që të sigurohet që të gjitha vajzat dhe djemtë të kenë qasje në zhvillimin e cilësisë së hershme të fëmijës, kujdesin dhe arsimin parashkollor, në mënyrë që ata të jenë gati për arsimin fillor.