Aktori i famshëm sërish baba në moshën 69-vjeçare.

895

Ndoshta mendoni se duhet të bëheni prind në moshë të re pasi kështu do të shijoni momentet më të gëzueshme të jetës me fëmijët tuaj, por ja që jo të gjithë mendojnë kështu.

Ai është një nga aktorët më simbol të Hollywood-it, ndërsa së fundmi ka përjetuar përsëri ndjesinë e ëmbël të të qenit prind.

E kemi fjalë për aktorin Richard Gere i cili pret të bëhet sërish baba në moshën 69-vjeçare.

Kjo është zbuluar përmes një fotoje shoqëruese në rrjetet sociale, ku shfaqen Richard Gere dhe lideri shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama duke prekur barkun e 35 vjecares, Alejandra Silva, partneres së Gere.

Urime! Kjo tregon se mosha e të qenit prind, nuk ka fare rëndësi para ndjesisë shpirtërore që të fal të qenit prind…