Këngëtari shqiptar i propozon për martesë aktoren turke.

122

Këngëtari shqiptar Bertan Asllani prej një kohe të gjatë është duke zhvilluar një karrierë të gjatë në Turqi.

Ai ka marrë pjesë në serialin turk Pis Yedili, bashkë me aktoren Hazal Senel, me të cilën ka nisur edhe një histori dashurie.

Lidhja e tyre duket se tashmë ka kaluar në një tjetër nivel, pasi këngëtari i ka propozuar për martesë aktores turke.

Çifti ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqen së bashku mjaft të lumtur dhe të buzëqeshur dhe në sy bien unazat në duart e tyre. “Deri në fund”, shkruan Bertan bashkëngjitur fotos.