Moti i keq, pezullohet lundrimi detar në Durrës dhe Vlorë

415

Lundrimi detar në Vlorë këtë të dielë është pezulluar për shkak të motit të keq.

Era e fortë si dhe dallgët e shkaktuara në detë kanë bërë gjithashtu që krahas pezullimit të lundrimit të mbyten edhe pesë varka të vogla peshkimi në zonën e plazhit.

Ndërkohë e njëjta situatë është paraqitur edhe në qytetin e Durrësit, ku si pasojë e motit të keq dhe erës së fortë është pezulluar po ashtu lundrimi në det.