Elvana Gjata fiton vëmendjen e të gjithëve me veshjen në eventin publik.

192

Elvana Gjata shihet shumë rrallë në evente publike, por këtë herë nuk mund të mungonte në shfaqjen madhështore të dy miqve të saj, Alketa Vejsiut dhe Valdrin Sahitit. Në Pallatin e Brigadave është organizuar Class Fashion Show, ku Alketa dhe Valdrini prezantuan koleksionin më të fundit të fustaneve për mbrëmje dhe të nusërisë.

Në mesin e shumë të pranishmëve në sfilatë Elvana ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, për shkak të përzgjedhjes së saj të veçantë në veshje. Tiranapost.al ka siguruar disa foto të artistes nga Class Fashion Show dhe në imazhet e postuara shihet se Gjata ka guxuar shumë me veshjen e saj.

Ajo ka kombinuar një palë pantallona dhe këmishë me detaje në ngjyrë kremi dhe si aksesor ka zgjedhur një kapele në ngjyrë të bardhë.