Ndërron jetë artistja Hueyda El Saied

501

Një lajm i rëndë për estradën. Balerina dhe moderatorja Hueyda El Saied ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Artistja e dashur nga publiku shqiptar jetonte prej vitesh në Luksemburg, së bashku me bashkëshortin dhe djalin Gabriel.   

Sipas informacioneve, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ditët e fundit, duke shkaktuar vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Artiste me profile të ndryshme, nga baleti te moderimi dhe arti pamor, ajo njihej nga publiku i gjerë për programe si ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ dhe ‘Në restorant’. Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivalet e muzikës shqiptare, ndër ta ‘Top Fest’ dhe ‘Kënga Magjike’.

A2 CNN