Majlinda Bregun e ka zënë halli me Kejdën!

307

Prej disa kohësh ajo është vendosur në kryeqytetin belg ku po ndjek studimet e larta. Megjithatë edhe pse fokusi i saj parësor nuk është jeta publike dhe të qenit pjesë e shtypit rozë në Shqipëri.

Të qenit bija e një mamaje të famshme, në rastin konkret të një prej ish-politikaneve më të njohura në vend si Majlinda Bregu, e kanë pozicionuar bukuroshen Kejda Ajazi në qendër të shumë lajmeve.

Kejda e ka kuptuar shumë mirë si funksionojnë këto të fundit, sidomos Instagrami i cili është edhe i preferuari i saj, ndaj kujdeset që të postojë gjithmonë fotografitë e duhura në momentin e duhur. Por e dini çfarë i bën aq speciale ato? Dora e mamasë dhe vëllait, e çfarë tjetër.

Së fundmi, ish-deputetja së bashku me familjen kanë nisur pushimet dhe nëpërmjet një postimi ka treguar se çfarë heq djali dhe ajo për t’i bërë një foto Kejdës. Mosha digjitale. Pushime të mbara të gjithëve që janë betuar se s’do prekin celular me dorë.