Çfarë po ndodh?!/ Facebook, Instagram dhe WhatsApp jashtë funksionit

423

Nëse keni hasur probleme me rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Whatssapp, nuk jeni të vetmit.

Sipas raportimeve të fundit, këto rrjete sociale kanë dalë jashtë funksionit për miliona përdorues në mbarë botën.

Shumë përdorues i janë drejtuar “Twitter” për t’u ankuar për problemet.

Nuk ka asnjë reagim mbi shkaqet e këtij “blackout” të platformave. Aplikacionet janë të treja në pronësi të “Facebook” dhe funksionojnë nëpërmjet një infrastrukture të përbashkët.