“Nuk mjaftohen duke gënjyer të gjallët, por guxojnë edhe me të vdekurit”, Patozi godet ashpër Bashën për Olldashin

173

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në rrjetet sociale përkujtoi pak minuta më parë ish-ministrin Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike, mbrëmjen e 19 nëntorit 2013.Ky nuk ka kaluar pa u vënë re nga ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi një nga miqtë më të ngushtë të Olldashit dhe zërat më seriozë dhe kritikë ndaj Lulzim Bashës.

Sipas tij përkujtimi i Bashës ishte thjeshtë një hipokrizi, pasi lideri i demokratëve nuk mjaftohet duke gënjyer të gjallët, por guxon e bëjnë këtë edhe me të vdekurit

Janë ca njerëz në këtë botë, që nuk mjaftohen duke gënjyer të gjallët, por guxojnë e bëjnë këtë edhe me të vdekurit. Dhe mendoj se kjo është një arsye shumë e fortë për ta shtyrë sa më shumë vdekjen.
Nuk është pak t’u heqësh atyre mundësinë që të vijnë e të bëjnë sikur qajnë tek varri. Madje duke mos pritur që të mbushet edhe viti tamam, por një ditë përpara, sikur të ishte festë…”, shkruan Patozi.