Zbardhet vrasja në Shkodër, policia në kërkim të autorëve

274

Policia e Shkodrës ka zbardhur në kohë rekord dhe ka shpallur në kërkim autorët e vrasjes së 46 vjeçarit Ridvan Hyseni, ngjarje e ndodhur në fshatin Mushan.

Nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autorët e dyshuar më herët ishin konfliktuar me djalin e 46 vjeçarit Hyseni dhe më pas dyshohet se ky shtetas ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Autorët janë identifikuar nga policia, por për motive hetimore nuk bëhen me dije. Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Ridvan Hyseni u gjet i vrarë paraditën e së shtunës brenda makinës së tij, pranë një pike karburanti.