Tërmeti shkund Korçën, lëkundje të forta në disa qytete

137

Lëkundje të forta tërmeti janë ndier në orët  e para të mëngjesit të së premtes në qytetin e Korçës.

 

Tërmeti 5.2 ballë me epiqendër 3 km ne Veri Lindje te Miras dhe 11 km ne Juglindje te Korces, është regjistruar në orën 06.26  minuta me tronditje që zgjatën pak sekonda.

 

Banorët filluan me panik të dalin nga banesat nga frika e lëkundjeve të tjera. Ende nuk dihet epiqendra dhe forca e këtij tërmeti.

 

Që nga 1 qershori I këtij viti në rajonin e Korçës janë ndier një valë prej dhjetra,tërmetesh, që kanë lënë edhe pasoja në dëme materiale.