Kapet pas 3 ditësh hajduti i karburantit në Tiranë

444

Një 26-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë, pasi akuyzohet për vjedhjen e një pike karburanti.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 24 janar në Sauk të Vjetër, në kryeqytet, ndërkohë këtë të dielë është bërë i mundur ndalimi i autorit të dyshuar të grabitjes K.B., 26 vjeç.

Sipas policisë autori dyshohet se ka vjedhur në pikën e karburantit 25 000 lekë.