Myku i këmbëve në terminologjinë mjekësore njihet me emrin Tinea Pedis.
Është shumë i përhapur tek atletët ndaj dhe njihet si këmbët e atletëve.
Kjo sëmundje prek fillimisht zonën mes gishtave të këmbës dhe nëse nuk trajtohet mund të përhapet dhe në pjesët e tjera të lëkurës.
Ajo shoqërohet me kruarje, djegie, skuqje, shfaqen e flluskëzave dhe me pas rrjepjen e lëkurës dhe formimin e plagëve.
Myku i këmbëve merret lehtësisht në ambjente publike kur këmba zbathur bie në kontakt me mjedisin ku ka kaluar një këmbë e infektuar nga myku.
PSE ËSHTË I VËSHTIRË TRAJTIMI I MYKUT TË KËMBËVE?
1 Myku i këmbëve është shumë i përhapur në mjedisin që na rrethon.
2 Myku ushqehet me keratinën që gjendet në lëkurë dhe së bashku me kushtet favorizuese (ngrohtësinë,lagështinë, erresirën) që gjendet në këpucët që mbahen për një kohë të gjatë i mundëson atij zhvillimin dhe përhapjen e mëtejshme.
3 Mikrosporet që ndërfuten në shtresën e lëkurës, higjena jo e duhur, dhe trajtimi i pakujdesshëm e kthejnë mykun në një sëmundje “kapriҫoze”.
SI DUHET TË TRAJTOHET MYKU?
A-PËRDORIMI I KREMIT BIMOR
Kremi anti-mykotik që ofron sekretet e Natyrës është një krem vajor.
Ai përgatitet me vajra bimorë specifikë të cilët jo vetëm kanë efektin anti-mykotik, por gjithashtu lehtësojnë simptomat e shkaktuara nga myku dhe përshpejtojnë në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar.
SI TA APLIKOJMË KREMIN BIMOR ANTI-MYKOTIK?
1 Lajmë këmbët me ujë të ngrohtë dhe sapun duke i fërkuar fort në mënyrë që të largojmë sa më shumë lëkurë të dëmtuar e cila përmban dhe shumë spore të mykut.
2 Një herë në disa ditë preferohet mbajtja e këmbëve në ujë të ngrohtë ku kemi hedhur kripë të zezë. Kjo do mundësojë pastrim më të thellë të lëkurës nga sporet e vendosura aty.
3 I fshijmë këmbët me një peshqir të pastër (jo me atë që kemi përdorur një natë më parë, pasi aty kanë ngelur spore myku)
4 I lëmë të thahen mirë pasi lagështia është një faktor favorizues për zhvillimin e mykut.
5 Aplikojmë kremin të paktën gjysëm ore përpara se të shtrihemi që të jetë arritur përthithja e kremit, e jo të fshihet nëpër rroba.
Kujdes: Kremi do aplikohet për të paktën 1 deri në 1 muaj e gjysëm që të arrihet ripërtëritja e plotë e lëkurës dhe të jetë e sigurtë shfarosja e ҫdo spori të mykut që mund të ketë depërtuar në shtresat më të thella për shkak të lëkurës së dëmtuar.
Ju mund të qetësoheni edhe brenda një jave mbas trajtimit, por për sa kohë nuk është shkatëruar dhe spori i fundit dhe myku gjenden në mjedisin tënd vetjak, ai i ka kushtet shumë të favorshme të zhvillohet përsëri brenda pak ditësh.
B. HIGJENA
Higjena është kushti i domosdoshëm për trajtimin e mykut.
Pa higjenë myku rizhvillohet përsëri pas ndërprerjes së kremit bimor antimykotik.
Duke qenë se myku merret lehtësisht në kontakt me lëkurën duhet të kihet parasysh:
1 Nëse një nga anëtarët e familjes është i infektuar gjithashtu, duhet të kurohen të dy në të njejtën kohë, sidomos partnerët ku sporet e mykut janë të pranishme në rrobat e gjumit (ҫarҫaf, batanije etj., të cilat duhen ndëruar shpesh për tu siguruar largimi i ҫdo spori të mykut)
2 Ҫdo ditë të vishen ҫorape të pastra dhe mundësisht 2 javët e para të hekurosen që të shmanget risku i ri-infektimit.Ҫorapet të jenë vetëm material pambuk pasi materialet sintetike rrisin lagështinë, duke favorizuar zhvillimin e shpejtë të mykut.
3 Të lahen mirë shapkat sidomos ato që bien direkt në kontakt me lëkurë pasi janë ndër burimet më të mëdha të mykut.
4 Të lahen ose dezifektohen këpucet, atletet etj pasi myku është i pranishëm aty.
5 Mbani këmbë sa më shumë të ajirosura pasi drita, thatësira dhe mungesa e ngrohtësisë disfavorizojnë rritjen dhe zhvillimin e mykut.