NJE KISHE E BUKUR NE KEPI I RODONIT (KEPI I SKENDERBEUT)

184

Kisha e Shën Antonit (shqip: Kisha e Shën Ndout) është një monument i trashëgimisë kulturore me arkitekturë romaneko-gotike të shekullit të 13-të, e vendosur në Kepin shkëmbor të Rodonit në detin Adriatik, në veri të Durrësit, Shqipëri.

Është një nga kishat më të njohura të mesjetës, edhe për shkak të ndërtimeve të bëra nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu në zonën e Kepit në shekullin e 15-të.

Për ndërtimin e kësaj kishe është përdorur teknika bizantine e klauzonazhit, por ka edhe elementë të arkitekturës romane dhe gotike, si harqe me majë.

Ndër fragmentet e ruajtura të pikturës murale, në pjesën e poshtme qendrore të absidës lindore gjendet një shqiponjë dykrenare, ndërsa në të djathtë një kalorës i ri pa mjekër dhe dy zogj.

Kisha u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019 në Shqipëri, por iu kthye besimtarëve dhe turistëve, falë mbështetjes së misionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, përmes programit EU4Culture Albania, i cili mundësoi restaurimin e këtij monumenti sublim.

Për shkak të vlerave të saj monumentale, lidhjes së ekzistencës së saj me një nga periudhat më të spikatura të historisë së Shqipërisë, si dhe për shkak të pozicionit gjeografik dhe peizazhit mahnitës, kisha e Shën Antonit sot është një nga pikat më të vizituara nga vendasit dhe turistë të huaj. Focus24.info