Të moshuarit shprehin shqetësim për plazhet publike.

244

Rastet e përsëritura të humbjes së jetës të personave të moshës së tretë në plazhe, por jo vetëm kjo kategori njerëzish, rikthen shqetësimin e mungesës së rojeve bregdetare në hapësirat publike të plazheve.

Në harkun kohor të dy ditëve në zonën e plazhit pranë Lungomares në Vlorë kanë ndërruar jetë dy të moshuar. Rasti më i fundit është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte, ku vetë personat e tjerë që ndodheshin në plazh tregojnë pamundësinë për ti ardhur në ndihmë të moshuarit që ndërroi jetë.

Praktikat mjekësore kanë treguar që dhënia e ndihmës së parë nga persona të trajnuar ka shpëtuar jetë njerëzish në plazhe, pasi pritja e ambulancës në shumicën e rasteve ka rezultuar e pasukseshme.