Shihni në ëndërr ish-të dashurin, ja pse?!

397

Në një marrëdhënie gjithmonë është e vështirë që pas ndarjes partnerët të harrojnë njëri tjetrin.

Ndarja cilësohet si një proces i shkurtër dhe për një kohë të shkurtër i dhimbshëm por që kalon me kalimin e kohës.
Harresa e ish-të dashurit është një tjetër sfidë në një marrëdhënie në çift ndaj gjithmonë të gjithë përpiqen ta realizojnë më së miri dhe pse shpesh dështojnë.
Të shohësh në ëndërr ish-të dashurin është krejt normale dhe më shumë se për të, kjo ëndërr flet për ty!

Kur jemi të dashuruar dhe në marrëdhënie me dikë, ne përvetësojmë shumë prej tij/saj.
Sjelljet tona familjarizohen gjithnjë e më tepër dhe gjasat që të marrim tipare nga personaliteti i tij janë të mëdha.
Falë kësaj lidhjeje intime, nëse shihni në ëndërr atë pas shumë kohësh, është sepse ndoshta jeni duke u përpjekur të bëni paqe me pjesë të vetes suaj që i keni dedikuar më shumë atij. Kështu, mos e përdorni si një arsyetim për t’i shkruar.

Po nëse ëndërroni sikur po tradhtoni partnerin aktual me ish-in?
Kjo e komplikon paksa situatën. Të ëndërrosh për dikë tjetër kur je në një lidhje është e sikletshme, por bëhet dyfish kur dikushi është ish-i. Kujtoni se ëndrrat s’mund t’i kontrolloni. Vetëm se ëndërruat një tradhti me të, s’do të thotë që kjo do të ndodhë.

Ç’kuptim ka ëndrra?
Të tradhtosh në ëndërr do të thotë se ka diçka në jetën reale për të cilën ndiheni në faj. Mund të jetë një gabim që keni bërë në një situatë të caktuar ose mendoni që s’po jepni mjaftueshëm në lidhje.